Ribashkimi i Shqipėrisė
Navigacion  
  KRYEFAQE
  MP3-SHQIP
  LIDHJE
  POEZI
  ILLIRĖT
  TELEVISION
  FILMA SHQIPTAR
  LIBRI I VIZITOREVE
KRYEFAQE

Mirë se erdhët në web faqën Albania-United



Kliko këtu dhe shkarko Toolbar Albania-United 

Mbreteria "virtuale" serbe vazhdon ta mbaje peng Ballkanin
05.07.2010
nga Adem Nimani
Në Vjenë të Austrisë para pak ditësh ndërroi jetë Bogdan Bogdanoviq, arkitekt, akademik, njeriu që kishte pasur guximin qytetar të kundërshtonte hapur politikën, për fat të keq ende aktuale, serbe ndaj Kosovës.
 
Ai kishte deklaruar më shumë se një herë se serbët me shqiptarët duhet të ndahen si miq. Ai vdiq pa e parë të këndellur Serbinë prej politikës së saj vrastare ndaj të gjitha etnive fqinje.
Fakte që kishte parë e ditur jo vetëm Bogdanoviq, por edhe të tjerët.
Vazhdo...
 
 
 
 
 


Shumë ngjarje të dyshimta kanë ndodhur në këtë vend këto afro 20 vjet pluralizëm. Shumë “koiçidenca” të tmerrshme, të cilat vërtetë janë shokuse kur i mendon thellë.


Gjithkush që ka një intelekt normal, që ka një vetdije kombëtare, që i thotë vetes shqiptar e që nuk ështe bukëshkalur i atdheut të vet ka pyetur dhe vazhdon të pyes:

Pse vallë pikërisht në ditët e stuhishme të vitit 1981, kur e gjithë bota po e drejtonte vëmëndjen nga Kosova, djemtë dhe vajzat e së cilës po përshkallëzonte një revolucion të vërtetë, paralajmërues për ndryshime të mëdha dhe për prishjen e ish-Jugosllavisë dhe ndarjes së saj nga Serbia, në Shqipëri, në majën e kupolës komuniste që udhëhiqte vendin, u ndez ajo luftë e brëndëshme e pakuptimtë, e cila passolli vrasjen (apo vetvrasjen) e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu? Ata që kanë qënë bashkëkohës të atyre situatave janë në dijeni të qëndrimeve, të deklarimeve dhe të përgatitjeve serioze që bënte qeveria shqiptare, posaçërisht Mehmet Shehu, i njohur për atdhetarinë e tij, për trimëritë e tij, për largpamësinë e tij dhe për guximin e tij, për t’a ndimuar Kosovën dhe popullin e saj dhe për t’a bërë atë pjesë të Shqipërisë, siç ka qënë, edhe me ndërhyrje ushtarake.

Pse vallë, dhe kush vallë i nxiti dhe i futi mbi 5000 shqiptarë të Shqipërisë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë, pikërisht ditën kur deputetët e Kosovës u shkëputën nga Kuvendi i Serbisë dhe miratuan deklaratën për shpalljen e Kosovës Republikë? Kush ishte i interesuar në atë kohë që të sfumohesh kjo ngjarje, dhe sytë e botës, në vend që të nguleshin në Prishtinë, u ngulën në Tiranë?! 
Vazhdo...
 
 
 
 
 
 
Këta varrmihës të atdheut tonë
Këta varrmihës të atdheut tonë, po i rivarrosin dëshmorët dhe Kosovën nën sundimin e huaj!

Nderi më i madh që mund t'u bëhet Dëshmorëve të Kombit është që të veprohet në realizimin e aspiratave për të cilat ata flijuan jetët e tyre. Pastaj, kur të fitohet liria vijnë në radhe lapidarët, librat, filmat, pjesët teatrale, poezitë, e të tjerat për ta. Ata që ndalen në rrugën e luftës për liri dhe fillojnë të veprojnë kundër aspiratave, për të cilat ranë Dëshmorët e Kombit, më nuk janë shokë të tyre, por kundërshtarë të tyre!

Në kohen kur të gjitha partive të kësaj klase të devalvuar politike, nuk iu ka mbet gjë tjetër për të provuar që të kthejnë besimin e humbur të popullit ndaj tyre, ata vendosën të merren me rivarrimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Ata i hynë prishjes së qetësisë së varreve të Dëshmorëve të Kombit me shpresë se kështu e rikthejnë autoritetin e vet!

Se sa ata i respektojnë, apo jo, DESHMORËT E KOMBIT shihet në VARREZAT E LUFTËTARVE TË UÇK-ës në kryeqytet, në Prishtinë, ku varrezat e tyre duken si të shkreta, edhe pse shumë nga ata ranë, derdhën gjakun dhe luftuan për liri. Derisa 100 metra ma larg është varros me nderime shtetore njeriu i cili tëra përpjekjet e veta jetësore i ka pas të orientuara në drejtim te rikthimit te autonomisë së Kosovës nën sundim e Serbisë! Atij i bëhen nderime shtetërore, nga këta që e rivarrosen Kosovën nën sundimin e huaj. Këta nuk kanë fytyrë të shkojnë te varrezat ku prehen luftëtarët e UÇK, sepse për varret e tyre në kryeqytet, nuk kanë bërë asgjë! Vazhdo...


 
 
 
 
 
*** Në kuptimin individual, “dashuria” dhe “lumturia” me Serbinë apo me ndonjë shtet tjetër fqinjësor etj., është çështje private. Mirëpo, në kuptimin e interesit kolektiv dhe shtetëror politik, diplomatik dhe juridik etj. të Kosovës hëpërhë nuk mund të ëndërrohet kurrfarë hyrjeje në marrëdhëniet dhe në relacionet e tilla “kurorëzuese” me Beogradin, për shkak se Serbia dhe serbomëdhenjtë po kërkojnë dhe po luftojnë që Kosovën shqiptare, ta rikthejnë nën tutelën e sundumimit kolonial dhe imperialist serbomadh (1912-1999).

*** Mos u mundoni kot, të tregoheni si “ politikanët dhe diplomatët më të mençur” të Ballkanit, si thotë populli “ mos t’ua pi sorra mendtë, që të hyni në negociata me Serbinë, sepse ato nuk do të kenë kurrfarë karakteri “teknik”, por do të jenë me përmbajtje thelbësore-ndryshimin e statusit politik të Kosovës.

-Po, nëse doni ta kënaqni veten, dhe ta helmatisni popullin, atëherë, nuk u ka mbetur tjetër rrugë, vetëm turr e vrap Shumadisë, që të “pajtoheni” sa më parë se do t’u “ikën treni i fundit”, pastaj, do ngelni pa deterxhent, pa sapuna, pa çokollata, pa plazma keks... dhe pa shampon të Serbisë! Vazhdo...
 
 
 
 
 

LIRI

Kohëmë parë Komisioni Evropian i bëri thirrje “Maqedonisë” që të garantoj përputhjen e ligjit antidiskriminim me legjislacionin evropian, deputetët maqedonas nuk ndëgjuan porosinë e Brukselit, dhe vazhduan miratimin e ligjeve diskriminuese anti-shqiptare, në kundërshtim flagrat me legjislacionin, dhe parimet e rregullave demokratik të BE-së. Qeverisë së Nikolla Grujevskit tani iu mbush kupa, dhe nuk ka vënd për marrshim të matutjeshëm shovenist diskriminues anti shqiptar, në IRJM-së, të këtij shteti pa emër dhe artificial i krijuar në tokën Arbërore Shqiptare. Vazhdo...
SË PARI, TA NJOHIM NJËRI-TJETRIN, PASTAJ BALLKANIN DHE EVROPËN!
*** Ky është përkufizimi dialektik i ribashkimit shqiptar-shqiptar dhe i integrimit të Shqipërisë Etnike Natyrale në Evropën e Bashkuar dhe Demokratike.

*** “Bie lahuta e bie sharkia, sa e madhe është Shqipëria”(Shkurte Fejza).

 
 
 
 
 

Kështu, me të drejtë dhe me plot arsye e krenari shqiptare këndon ylli i muzikës sonë popullore patriotike Shkurte Fejza.

Vërtet është i madh territori autokton i Shqipërisë Etnike, por fatkeqësisht, ende ndodhet i copëtuar dhe i kolonizuar nga armiqtë sllavë dhe bizantinë shekullorë të saj (1878-2010).

Mirëpo, këtë të vërtetë qe 20 vjet, asnjë nga shtetarët dhe nga politikanët e zgjedhur me votën e popullit dhe të paguar me rrogën e popullit (kryetarë, kryeministra, ministra, qeveritarë dhe parlamentarë) nuk e patën guximin, që ta pohojnë dhe ta riaktualizojnë përpara Evropës dhe Amerikës demokratike. Përkundrazi, disa prej tyre botërisht deklaruan dhe nënshkruan (morën përispër) përpara faktorëve relevantë evropianë dhe botërorë të bashkësisë ndërkombëtare, se kurrë nuk do të pranojnë, as nuk do të lejojnë ribashkimin e Kosovës, as të territoreve të tjera etnike shqiptare me Shqipërinë e sotme të cunguar (1912-2010), sepse sipas kaledioskopit të agjendës së tyre politike dhe diplomatike tregtare në disfavor të interesit të përgjithshëm dhe të vlerave vitale të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, “nuk ekzison çështja kombëtare, e pazgjidhur” në Ballkan!!!
Vazhdo...

 
 
 
 
 
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Vetë populli nuk duhet lejuar që të përsëritet kjo reprizë famëkeqe e Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste në Kosovë, sepse një akt i tillë antiligjor, antidemokratik dhe antikombëtar, do të ishte VETËMOHIM I VULLNETSHËM-HEQJE DORË NGA E DREJTA E LIGJSHME DHE LEGJITIME E SHQIPTARËVE MBI KOSOVËN E SHQIPËRISË ETNIKE.

*** -Mos luani me historinë kombëtare shqiptare, sepse ajo nuk është FRYT, as pronë private e vagabondëve të sotëm politikë tregtarë dhe e “demokratëve me kërpesh”, por është ndërtuar me sakrificën mbinjerëzore dhe me gjakun e mijëra dhe miliona shqiptarëve, që nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit..., e Qeverisë së Vlorës… e deri te figura e ndritshme heorike e Adem Jasharit!

*** Ne serozisht kemi arsye racionale që me shpirt, me zemër, me sjellje dhe me vepër konkrete ta duam Amerikën dhe popullin e madh mik amerikan, i cili na ka ndihmuar në çastin vendimtar (to be or not to be) nga zjarri gjenocid dhe nga varrezat masive të Serbisë çetniko-fashiste agresore dhe kolonialiste (1999).

*** Gënjehen dhe mashtrohen të gjitha ato garnitura politike pushtetare dhe jopushtetare në Kosovë, që shohin ëndrra në ditëmdrekë, se Amerikën mund ta mashtrojnë vetëm me fjalë boshe të politikës retorike (vetëm duke aminuar me "YES", "YES", siç ka konstatuar me të drejtë Baca Adem Demaçi), pa asnjë rezultat konkret në vepër. Një politikë e tillë iluzioniste nuk i nevojitet as Amerikës demokratike humane dhe pragmatike, e as interesave vitale të popullit dhe të shtetit të Kosovës së pavarur.

Vazhdo...
 
 
 
 
 
 
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Vetëm pasi Beogradi dhe Prishtina, të vendosin marrëdhënie diplomatike ndërshtetërore, atëherë, do të mund të vinte në shprehje kthimi i ligjshëm i refugjatëve serbë në Kosovë. Ndryshe, Kosova do të përballet me valën e re të rikolonizimit “paqësor” serb.

*** Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës janë të detyrueshme që të nxirrin Ligjin e përkohshëm kundër kthimit të refugjatëve serbë në Kosovë, derisa Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ndryshe, do të ballafaqohen me shpërthimin e konfliktit të ri ndëretnik në Kosovë. Një rrezik të tillë me pasoja katastrofike, e paralajmëron edhe “kthimi spontan” i 26 familjeve serbe në fshatin Zallç të komunës së Burimit.

*** Është tragjike dhe e dhembshme kur armiku të kolonizon me forcë, por gjithashtu, është tragjike dhe “taksirat” i madh dhe absurd, kur armiku të kolonizon në kohë paqeje, ashtu sikurse Serbia duke kthyer në Kosovë me qindra dhe mijëra serbë, të cilët pas mbarimit të luftës (10.qershor 1999) kanë braktisur Kosovën me vetëdëshirën e tyre. Vazhdo...


 
 
 
 
 
 
RIBOTIM
BAROMETRI DIPLOMATIK

PER HERE TE PARE U BOTUA NË MAJ TE VITIT 2007 NE KETO MASMEDIA SHQIPTARE: www. lajme.dervina.com,www.ballikombit.org, www.shqiperiaebashkuar.org, www.mitrovicapress.net, www.dervina.com, www.vendlindja.com, www.kosova.de, www.floart-press.blogspot.com, www.ruteplanen.dk/quer, etj.

*** Nuk është e vërtetë se "vetëm një plak nga Kosova e ka dënuar aktin terrorist në Fort Dix të Nju_Xhersit", më 2007, por atë e kanë dënuar të gjithë shqiptarët si brenda Shqipërisë Etnike, ashtu edhe në diasporë!

*** Atë që nuk e bëri shteti amzë(1989-1999) për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës, e bëri Amerika. Prandaj, kosovarët dhe secili shqiptar, që ia do të mirën Kosovës dhe Shqipërisë Etnike, është i detyruar moralisht dhe ligjërisht që të jetë në mbrojtjen e përhershme të interesave vitale (si brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës) nacionale dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aversioni dhe aleregjia e armiqëve të saj dhe të shqiptarëve kudo që nodhen në botë.
 
 
 
 
 
 
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** SHQIPTARËT E KOSOVËS NUK JETOJNË SIPAS FILOZOFISË POLITIKE “ISLAME”, TË TRILLUAR DHE ATRIBUAR NGA PATRIARKU SERBOMADH, IRINEJ NISHKI, POR SIPAS FILOZOFISË PRAGMATIKE TË SKENDERBEUT DHE TË GEORGE WASHINGTON-IT!
Derisa Serbia të mos e njohë Republikën e Kosovës, Qeveria e Kosovës, do të duhej të ndalonte çdo vizitë të shtetarëve dhe të popave serbë në Kosovë, të cilët në emër të Kishës, të ndihmave humanitare dhe financiare etj., qe 10 vjet rresht (1999-2010, jo vetëm kanë hyrë, por edhe kanë zhvilluar aksione koherente agjenturore dhe subversive kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, me qëllim të fundit që të përmbysin rendin politiko-shtetëror të Kosovës shqiptare.

Ndër të tjera, këtë e provon edhe rasti drastik i shkëputjes së Kosovës Veriore nga sistemi politiko-juridik dhe kushtetues i Kosovës (1999-2010), për shkak të përzierjes direkte dhe indirekte të Beogradit dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Deklarata paralajmërsuese e patriarkut të sapozgjedhur serb Irinej, se inaugurimi i tij celebrues, është parashikuar të bëhet më 25 prill 2010 në Patrikanën e Pejës, është edhe një provokim i thellë i radhës, i kontestimit dhe i mohimit të historisë dhe të identitetit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
Vazhdo...
 
 
 
 
 
 
Evropa në të kaluaren historike, dhe sot Bashkimi Evropian, si perandori e shekullit që përjetojmë, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrime të pa drejta dhe hipokrite sa i përket problemit të pa zgjidhur kolonial në trevat e popullit shqiptar të coptuara nga shtetet fqije, “ujqë” të Shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, Serbia, Mali i Zi, IRJM, dhe Greqia.

Historikisht dihet dhe është shumë e qartë, që këto treva kompakte, të shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, u coptuan përdhunisht pa i pyetur shqiptarët, dhe në kundërshtim flagrant, me të drejtat njerzore historike kombëtare dhe ndërkombëtare, të shteteve fqinje, të ndihmuara po nga shtetet e fuqive të mëdha të Evropës Perendimore “dhelpër plakë”në favor të kolonizimit imperialist gjenocidal Serbosallavo-Grekë dhe në dëm të Shqiptarëve, popullit më të lasht të Evropës.

Nga vendimet e Kongresit të Berlinit më 1878, dhe më vonë Komferenca e Ambasadorëve në Londer më 1912-13, që njihet si

skandali më i madh dhe më i pa drejt i Evropës, që pas këtyre coptimeve u lejua dhe Hollokausti i parë në Evropë të kryhet kundër shqiptarëve nga barbarët serbë, në Toplicë e Anamoravë të Sanxhakut të Nishit, të banuar kryesisht me shqiptarë, dhe duke u futur në thellësi të trevave shqiptare në Kosovë, Kosovë Lindore, Iliridë, Malësia e Madhe e Mbishkodres Plavë Gguci Grudë Hot Ulcin, për të vazhduar deri në Kukës , Lumë Dibër Tiranë Durrës etj, duke macakrruar dhe djegur tokat shqipëtare pëllambë për pëllambë duke i nxjerr dhe fëmijët nga barku i nënave shtatëzanë.
Vazhdo...
Webmastering by : Hajriz Strima
17137 visits (48911 hits)

Anėtarsohuni

 
 
Username:
Password:
 
Strima TV  
  Vizitorrė Online  
 
 
 
Kėrko  
 
 
Radio  
 

RADIO LIVE